Albspirit

Media/News/Publishing

Himarë, plagoset taksisti, pasagjerët e qëlluan me armë nga brenda makinës

Një shofer taksie është plagosur me armë zjarri në fshatin Palasë të Himarës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Himarë – Llogara, ku është qëlluar me armë shtetasi me iniciale B.G, 70 vjeç.

“Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në fshatin Palasë shtetasi B.G., 70 vjeç, (shofer taksie), është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në krahë prej dy shtetasve të tjerë të cilët ishin pasagjer. Shtetasi B.G., është transportuar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

Please follow and like us: