Albspirit

Media/News/Publishing

Akt intim falas, ndryshe ndëshkohesh nga ligji

 

Deputetët francezë miratuan një ligj që e bën ilegale pagesën për seks dhe vendos gjoba deri në 3750 euro për ata që blejnë akte seksuale. Ata që do të ndëshkohen nga ky ligj, gjithashtu do të detyrohen nga gjykata që të ndjekin seminare për kushtet e vështira me të cilat përballen prostitutat.

U deshën më shumë se dy vjet për të miratuar këtë ligj mjaft të debatuar, pasi dy dhomat e parlamentit nuk binin dakord. Ligji ka zemëruar një pjesë të punonjëseve të seksit në Francë dhe dhjetëra prej tyre protestuan në Paris duke mbajtur në duar slogane të ndryshme, një prej të cilëve thoshte: “Mos më çlironi. Di të kujdesem për veten”.

Anëtarë të sindikatës së punonjëseve të seksit thonë se ligji i ri prek rreth 40 000 prej tyre. Por mbështetësit e ligjit thonë se ai do të ndihmojë në luftën kundër trafikimit. Ai gjithashtu e bën më të lehtë për punonjëset e huaja të seksit që të marrin leje qëndrimi të përkohshme në Francë nëse bien dakord që të gjejnë një punë jashtë prostitucionit.

Suedia ishte vendi i parë që hoqi dorë nga ndëshkimi i prostitutave dhe nisi të ndëshkojë klientët e tyre. Sipas autoriteteve suedeze, që prej miratimit të ligjit, numri i punonjëseve të seksit në Stokholm ka rënë.

Please follow and like us: