Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA po përgatit një sulm të fuqishëm ndaj Koresë së Veriut

Një sulm i fuqishëm ushtarak po përgatitet nga Shtete e Bashkuara të Amerikës ndaj Koresë së Veriut. Kështu shkruan e përditshmja britanike “The Telegraph”, që u referohet burimeve të brendshme pranë administratës Trump. Goditja ushtarake synon “ti thyejë hundët” Koresë së Veriut dhe të ndalojë programin e saj bërthamor – shkruan “Telegraph”.
Burimet thonë se sulmi që planifikohet të jetë tepër i fuqishëm, për t’i përçuar Penianit një mesazh se Uashingtoni e ka seriozisht kur kërkon dhënien fund të programeve raketore dhe bërthamorë që kërcënojnë sigurinë globale.
Presidenti Trump është gati për të urdhëruar përdorimin e forcës nëse është e nevojshme, shkruan më tej “The Telegraph”. Si shembull, merret urdhër i menjëhershëm për të goditur me 59 raketa Tomahok, bazën ajrore siriane pas sulmit me armë kimike ndaj civilëve në prill në Kan Shejkun.

Please follow and like us: