Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet 37-vjeçari që vidhte aksesorët e makinave

Në pranga 37-vjeçari nga Tirana për vjedhje të aksesorëve të makinave, personi është Ervin Tavanxhi, i cili është dënuar edhe më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja”.

Sipas policisë, “ky shtetas më datë 23.12.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, me kryqëzimin e rrugës “Vangjush Furxhi”, është kapur në flagrancë duke  vjedhur me thyerje navigatorin e mjetit tip “Benz”, në përdorim të shtetases M. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë”, sqaron policia.

Vjedhjet e tjera të kryer nga Ervin Tavanxhi

Më datë 12.12.2017, në rrugën e “Bogdaneve”  dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e një automjeti Benz.

Më datë 24.10.2017, në rrugën e “Vangjush Furxhi”, dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip Benz.

Me datë 23.08.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka  vjedhur aksesorë dhe  navigatorin e  mjetit tip Benz.

Me datë 23.08.2017, në rrugën “Myslym Shyri”,  dyshohet se ka  vjedhur aksesorët dhe  navigatorin e mjetit tip  Golf.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasit iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet:

Një kaçavidë, 1 grup me 7 çelsa, 1 patentë, kartëmonedha, e sende të tjera”.

Please follow and like us: