Albspirit

Media/News/Publishing

Kërkesa për heqjen e mandatit, deputeti Aqif Rakipi mohon akuzat

Deputeti i PDIU-së për Qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit. Sipas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme të dorëzuar në KQZ, deputeti i PDIU preket nga ligji i Dekriminalizimit.
I pyetur lidhur me këtë, Aqif Rakipi thotë se “nuk është në dijeni të kërkesës së prokurorisë”.
Sakaq, ai mohon akuzat në kuadër të të cilave preket nga ligji i Dekriminalizimit.
“Nuk jam ndaluar ndonjëherë nga policia. S’kam probleme me formularin e dekriminalizimit”, tha deputeti Aqif Rakipi.

Please follow and like us: