Albspirit

Media/News/Publishing

Kina heq vizat për 53 shtete

Vizitorët nga 53 vende do të jenë në gjendje të vizitojnë pa viza Pekinin, Tianjinin dhe Hebein deri në gjashtë ditë, njoftoi sot media shtetërore.

“Vizitorët duhet të hyjnë ose të dalin prej një prej gjashtë porteve të përcaktuar”, njoftoi një zëdhënës i gazetës “People’s Daily”, i Partisë Komuniste kineze.

”Vendimi për heqjen e vizave hyn në fuqi sot dhe pritet të ketë një ndikim të madh mbi Gjermaninë dhe shtetet e tjera anëtare të zonës së Shengenit, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazilin, Meksikën, Kilin dhe Argjentinën”, sipas gazetës kineze “The Economic Times”, me seli në Hong Kong.

Pekini, kryeqyteti i Kinës, është një qendër e madhe turistike ku gjenden monumente të rëndësishme historike si sheshi ”Tienanmen”, Qyteti i Ndaluar dhe shumë të tjera.

Më parë, Pekini dhe Tianjin ka lejuar udhëtimet pa viza deri në 72 orë për disa kombësi, përcjell Atsh.

E njejta marrëveshje vazhdon të zbatohet edhe në 16 qytete të tjera, përfshirë Shangain.

Gjithashtu, Shenzheni në kufi me Hong Kongun, lëshon një vizë të veçantë pesëditore për disa kombësi.

 

Please follow and like us: