Albspirit

Media/News/Publishing

“Sheraton” largohet nga Shqipëria

Rrjeti ndërkombëtar i hoteleve “Sheraton” do të largohet nga Shqipëria në muajin janar. Lajmi u bë i ditur nga Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA), e cila ndër të tjera, në deklaratën e saj fajëson dhe qeverinë shqiptare për indiferentizmin ndaj largimit të një prej emrave më të shquar të hotelerisë ndërkombëtare.

Pjesë nga deklarata e ATOA:

“Sheratoni (që një vit me parë u ble nga grupi më i madh hotelerik në botë Marriott) është një emër shumë serioz dhe me peshë në grupet e zinxhirëve hotelerik. Për 14 vite me radhë Sheraton Tirana i besoi emrin e vet, një destinacioni problematik dhe me imazh shumë të cënuar sic ishte Shqipëria, duke riskuar në kosto të imazhit dhe biznesit të vet, imazhin e një vendi ku s’kishte shkelur asnjë zinxhir hotelerik më parë. Për më tepër në 2003 kur Sheratoni vendosi të vinte në Tiranë, shumë pak kryeqytete në rajon kishin hotele brand të këtij niveli.

Nuk jemi të sigurt sesa rol mund të luante qeveria për të frenuar ikjen e të vetmit hotel brand në vend, por jemi të sigurt qe nuk mund te bente indiferentin por te ishte nje nga aktoret kryesor ne tavolinën e bisedimeve. Sepse përpara se të kërkohen hotele brand të reja, duhen mbajtur ato pak që kemi aktualisht.”

Ditët e fundit, hotelit që prej 14 vite ishte një ndër emrat për të spikatur në Tiranë, i është hequr dhe stema duke sjellë kështu largimin e një tjetër kompanie të huaj e prestigjioze.

Please follow and like us: