Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Filmohet burri që donte të përdhunonte 26-vjeçaren

 

Përdhunimet janë të shumta nëpër botë, por rrallë ato filmohen nga kamerat e sigurisë. Në videon më poshtë shihet një burrë që ndjek një femër dhe më pas e tërheq zvarrë atë për ta përdhunuar. Policia në Santa Ana, Kaliforni ka lëshuar videon në fjalë duke treguar se si një person përpiqet të përdhunojë një grua që ishte jashtë duke pirë me miqtë e saj. Sulmi është kryer në një shkallë pranë Rrugës së Tretë dhe Broadway në qendër të qytetit Santa Ana. Policia mori një telefonatë rreth orës 3 të mëngjesit nga një grua 26-vjeçare duke thënë se një i huaj e kishte kapur atë pasi u largua nga një bar afër Proof-it për të përdorur banjën. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur burri tenton të kryej aktin dhe më pas e tërheq atë derisa zhduket nga këndi i filmimit. Gruaja ka rezistuar dhe më pas burri është larguar. Me anë të videos, policia synon të sensibilizojë qytetarët për rrezikun.

 

Please follow and like us: