Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Kryekomunari gëzon pensionistët në Krishtlindje me një balerinë të zhveshur

Kryetari i Loyoza del Valle në Madrid, Jose Manuel Jimenez, përveç ushqimeve e muzikës, kishte rezervuar për darkën e Krishtlindjes së pensionistëve, një striptiste. Por të ftuarit u mërzitën. Madje të moshuarit u ndjenë aq shumë të turpëruar kur gruaja kërceu nudo midis tavolinave, sa që u detyruan të largoheshin, raporton El Correo. Por Z.Jimenez tha se nuk kishte asnjë pakënaqësi në festë. “Ne gjithmonë kemi sjellë këngëtare të “copla” dhe artistë të këtij lloji”, tha ai. Kryetari Jimenez tha se ai e mori vendimin për të punësuar kërcimtaren, e se ajo nuk ishte nudo, por me një kostum që të bënte të mendoje se ishte e zhveshur. Ndërkohë që shumë njerëz u larguan, disa të tjerë qëndruan dhe bën foto me balerinën.
Please follow and like us: