Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetari i njohur kosovar emërohet drejtor lajmesh për Evropën Veriore në AP

Gazetari i njohur kosovar Fisnik Abrashi është zgjedhur në postin e drejtorit të lajmeve për Evropën Veriore në agjencinë e lajmeve “The Associated Press”.
“Miq, pas gati katër vjetësh të paharrueshëm në Pragë, e kam braktisur këtë qytet të mrekullueshëm dhe jam zhvendosur në Berlin, ku do të jem drejtor i lajmeve për Evropën Veriore në AP. Jam i entuziazmuar që po i bashkohem kolegëve të mi të talentuar dhe kreativë në veri, teksa po nisim një rrugë emocionuese në ndjekje të ngjarjeve, rrëfimet për të cilat ju do të dëshironi t’i lexoni, t’i shikoni e t’i shpërndani sa më shumë që të munden gishtat tuaj”, ka shkruar Abrashi në facebook.

Please follow and like us: