Albspirit

Media/News/Publishing

KQZ u heq mandatin Rakipit dhe Rehovicës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ndërprerjen e mandatit për dy deputetët, Gledion Rehovica i LSI dhe Aqif Rakipi i PDIU. Vendimi për ndërprerjen e mandatit u mor nga KQZ me 5 vota pro, ndërsa i vetmi që nuk mori pjesë në votim ishte anëtari i LSI, Gëzim Veleshnja i emeruar nga LSI. KQZ miratoi kërkesën e prokurorisë, e cila akuzon dy deputetët se janë raportuar për vjedhje në Itali dhe me identitete të rreme. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, “deputeti i PDIU për qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, dhe ai i LSI për Qarkun e Beratit, Gledion Rahovica, preken nga ligji i Dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kishin deklaruar ndalimin nga policia në Itali”. Deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica, sipas Prokurorisë, rezulton të jetë arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”. Ai mohoi akuzat e Prokurorisë duke thënë se ka qenë student në Romë gjatë kohës për të cilat flet akuza e Prokurorisë. Ndërkohë Deputeti Aqif Rakipi akuzohet për përdorim të materialeve të vjedhura” me identitetin, Skënder Ejybegaj.

Please follow and like us: