Albspirit

Media/News/Publishing

Kush janë tre shqiptarët e arratisur nga burgu grek?

Mediat greke kanë publikua fotot dhe inicialet e tre shtetasve shqiptarë të arratisur nga qelitë e paraburgimit të Athinës gjatë mesnatës së mërkurës.

Televizioni grek, Star bën me dije se bëhet fjalë për shtetasit M.F 27 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje dhe vrasje, Z.K 38 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge, B.K 35 vjeç i dënuar për trafik droge.

Ky i fundit u arrestua nga policia të enjten pasdite në Menidi, ndërkohë që vijon kërkimet për arrestimin e dy shqiptarëve ende në arrati.

Tre shtetasit shqiptarë dhe një shtetas gjeorgjian i cili gjithashtu u vu në pranga, mundën të arratisen duke prerë hekurat e dritares së qelisë e më tej duke përdoru një çarçaf për të dalë prej andej.

Please follow and like us: