Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Arrestohet këngëtarja e njohur, klipi që e futi në telashe

Një këngëtare e njohur u vu në prangat e policisë, për shkak të një videoklipi të cilësuar si me skena të turpshme, në bazë të moralit islamik.

Është kjo ajo që ndodhi në Egjipt, ku u vu në pranga Laila Amer, e cila u dënua me një muaj burg, për shkak të një klipi që po qarkullon në Youtube.

Kënga e vënë nën akuzë, shoqërohet me sekuenca ku kërcen një balerinë me bluzë dhe pantallona të ngjitura me titull “Bos omak” (Shiko nënën tënde).

Klipi është vënë nën akuzë për shkak të veshjeve të cilësuara seksuale.

Denoncimi u bë nga Prokuroria e përgjithshme, nga ana e një qendre për studime politike në Kajro.

Këngëtarja deri në momentin që u vu nën akuzë, nuk ishte shumë e njohur. Rreth 90% e popullsisë së Egjiptit është me besim mysliman dhe klipi i saj u cilësua si shkelje e moralit. /a.y/noa.al 

Please follow and like us: