Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Flori Mumajesi pranon live në koncert lidhjen me moderatoren e njohur

Tashmë siç duket misteri mori fund dhe ata e pranuan. Bëhet fjalë për kantautorin Flori Mumajesi dhe moderatoren Liberta Spahiun, të cilët janë përfolur për një kohë të gjatë se kanë një lidhje dashurisë së bashku.

E si për të shuar zërat, këngëtari mbrëmjen e djeshme nuk ka rezistuar dot dhe në festën e saj të ditëlindjes, ka pranuar më në fund lidhjen me Liberta Spahiun. Moderatorja e emisionit “Prive” ka qenë duke festuar në të njëjtin club ku Flori performonte dhe duke i uruar asaj ditëlindjen, kantautori u shpreh në mes të koncertit: “Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë!”
Teksa ai dhe djemtë e “Threedots” nisin t’i këndojnë asaj këngën e ditëlindjes, Liberta shihet duke buzëqeshur tepër e emocionuar nga dedikimi ndoshta i papritur i Florit. Momenti në fjalë është filmuar nga miku i dyshes, moderatori Alaudin Hamiti, i cili më pas e ka postuar atë në Insta Story, për ta fshirë vetëm pak më pas./Blitz.al/

Please follow and like us: