Albspirit

Media/News/Publishing

Gazeta pranë Erdogan i bën CV-në kreut të KMSH: Bruçaj i lidhur me terrorizmin

Gazeta turke pranë pushtetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan, “Yeni Akit” publikonte në datën 2 janar të këtij viti një shkrim që është fund e krye një sulm biografik ndaj kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.

Autor është Ayhan Demir, i njohur për përqendrimin në tema që kanë të bëjnë me Shqipërinë.

Shkrimi është shpërndarë po ashtu i përkthyer shqip përmes e-mailit dhe aty akuzohet Bruçaj si njeri i Fetullah Gulenit në vendin tonë.

Demir e përkthen analitikisht cv-në zyrtare të Bruçaj që e lidh me organizatën FETO, një obsesion i politikës së jashtme të Turqisë që pas ngjarjeve të korrikut 2016.

Pozicioni i mëpasëm i Bruçaj, i cili kryente plotësisht të gjithë direktivat që i jepeshin nga FETO ishte Komuniteti Musliman i Shqipërisë.

Bruçaj në vitin 2013 u emërua si ndihmës kryetar nga Këshilli i Komunitetit.

Vitin në vijim, duke u treguar si kandidat për kryetar në këshillin e përgjithshëm, kaloi në postin e kryetarit për një periudhë katër vjeçare.

Shkaku më i rëndësishëm i këtij lartësimi të shpejtë ishte efektiviteti i organizatës FETO në KMSH dhe vartësia e pakushtëzuar e Bruçaj ndaj kësaj organizate terroriste.

Bruçaj vijoi të paguajë borxhin e mirënjohjes ndaj organizatës FETO e cila i kishte ofruar çdo lloj mundësie pavarësisht se nuk i meritonte.

Detyrën largimit të atyre që nuk ishin militantë të FETO nga KMSH, detyrë e cila kishte nisur në periudhën e Selim Muçës, Skënder Bruçaj e vijoi me përkujdesjen më të madhe. Ata që u përjetuan në myftininë e qytetit të Librazhdit janë vetëm njëra prej këtyre”, shkruan Demir(përkthimi shqip sipas materialit të shpërndarë me e-mail).

Më tej, autori kap edhe raste të supozuara të korrupsionit duke akuzuar drejtpërdrejt kreun e KMSH-së.

Sipas tij donacionet e dhëna për ndërtime apo restaurime të xhamive në Durrës, Krujë, apo të Pezës, sipas tij janë shpërdoruar.

Please follow and like us: