Albspirit

Media/News/Publishing

Gjashtë shprehje më të bukura se fjala “Të dua”

 

“Të dua” është një nga shprehjet më të dashura të planetit, por ka disa shprehje që janë më të rëndësishme se fjala “të dua”. Shprehje që ne duhet t’i dëgjojmë  të thuhen nga personi me të cilin/cilën jemi në krah.

    1.Unë të fal

Të fal për çdo gjë që ke bërë, apo që do bësh, që mund të bëjë të vuaj. Të fal për gjërat që mund të thuash kur je i lodhur pas një dite të gjatë, apo kur je i nevrikosur. Të fal edhe kur nuk ke qenë aty kur kam pasur nevojë, edhe pse e dije që kam pasur nevojë. Të fal kur dështon, sepse e di sa përpiqesh. Të fal në mënyrën që dua të më falësh ti mua, sepse e di që nuk jemi perfektë.

    2.Unë do të sakrifikoj për ty

Do të sakrifikoj kohën time për ty. Për ty do të heq dorë nga vetja. Do të të qëndroj afër kur të ndihesh keq. Kur të ndihesh i/e dobët do të bëhem forca jote. Për ty do të jem gjithmonë. Sakrifica ime për ty nuk do të varet nga kushtet në të cilat do të gjendesh, por do ta bëj sepse je një person që ia vlen barra qiranë.

    3.Të respektoj

Të respektoj për atë që je, dhe jo për atë që mendoj se meriton.Do të respektoj mendimet dhe do të marr gjithnjë në konsideratë ndjenjat e tua. Do të respektoj ëndrrat dhe dëshirat e tua. Dhe plotësimi  i dëshirave të tua do të jetë po aq i rëndësishëm për mua, sa është edhe për ty.

    4.Unë do të të mbështes

Unë do të mbështes ëndrrat dhe dëshirat e tua. Do të të ruaj gjithnjë. Dhe ti mund të kesh besim tek unë. Do të sigurohem që ti të kesh gjithnjë gjërat për të cilat ke nevojë fizikisht, shpirtërisht, mentalisht. Do të të ndihmoj të ngrihesh kur të rrëzohesh.

    5.Do të të mbroj

Do të të mbroj nga vuajtjet. Do të mbroj zemrën tënde nga dhimbjet. Do të mbroj idenë e të qenit sëbashku. Do të bëhm mburojë ndaj së keqes dhe ligësisë. Nuk do të lejoj që të tjerët të të mërzisin. Në krahët e mi do të jesh e sigurtë, e sigurtë në duart e mia dhe e sigurtë në zemrën time.

    6.Do të jem gjithnjë i përkushtuar

Nuk do të të lë. Për ty do të jem çdo herë. Do të jesh prioritet në jetën time. Do të hedh vështrimin mbi fillimet e marrëdhënies tonë, do të impenjohem për të tashmen, dhe do të shoh gjithnjë përpara për një të ardhme më të mirë. Sepse dua që ne të dy të jemi bashkë përgjithmonë.

Please follow and like us: