Albspirit

Media/News/Publishing

Këshilli i Sigurimit, takim për protestat në Iran

Rusia kritikoi ashpër Uashingtonin, pasi ky i fundit mblodhi me urgjencë Këshillin e Sigurimit lidhur me protestat në Iran. Përfshirja e Këshillit në një çeshtje të brendshme, sipas të dërguarit të Moskës Vassily Nebenzia, e dëmtonte organizmin më të lartë të OKB-së. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Nikki Haley, e cila i vlerësoi protestat si një ‘shfaqje të fuqishme të njerëzve të guximshëm’, thirri një takim të jashtëzakonshëm, duke i zënë në befasi anëtarët e tjerë dhe ju desh të lobonte kundër Rusisë për mbajtjen e tij. Ambasadori i Iranit në OKB tha se Uashingtoni po abuzonte me pushtetin si një pjestar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. Të paktën 21 vetë janë vrarë në protestat që shpërthyen në Iran në fund të muajit dhjetor, kundër gjendjes ekonomike të vendit, e që u përhapen me shpejtësi në dhjetëra qytete, me slogane kundër qeverisë e klerikëve në pushtet. Një numër vendesh kritikuan SHBA për organizimin e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit. Në takim, Franca tha se çdo ndërhyrje në çeshtjet e brendshme të Iranit do të ishte kundërproduktive dhe se protestat atje nuk e kërcënonin paqen dhe sigurinë ndërkombtare. Presidenti Amerikan Donald Trump ka postuar në Twitter një sërë mesazhesh në mbrojtje të protestueseve.

Please follow and like us: