Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtoresha e re e burgut të grave në Tiranë 

Që prej muajit tetor të vitit 2017, në krye Drejtorisë së Burgut të Grave në Tiranë është vendosur Jetmira Sula.

Ajo zëvendësoi në këtë post, Xhoi Jakajn teksa shumë shpejt ka zënë vëmendjen e mediave për shkak të pamjes së saj tërheqëse.

Ajo është nga Gjirokastra dhe ka një sërë kualifikimesh. Sula ka mbaruar “Master Shkencor” në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, “Master” për Bashkimin Europian në Fakultetin e Drejtësisë në UT.

Ndërsa ka ende në proces një tjetër “Master Shkencor” në Administrim Publik në UT, e paralelisht edhe Akademinë e Studimeve Politike.

Please follow and like us: