Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook fiton rreth 1.2 milionë dollarë në ditë nga puna falas e përdoruesve të tij

Nuk është sekret qe Facebook bën nje mal me para.  Megjithatë, ia vlen të pyesësh se nga fiton Facebook kaq shumë para, përveç reklamave.

Përgjigja mund të jetë pak e frikshme: Facebook fiton miliona nga ajo që ne japim falas.

Në fakt, përdoruesit në botën e rrjetit social janë “makineri” parash, edhe kur nuk blejnë asgjë.

Sa herë që klikoni “like”, “share”, i bashkoheni një faqe fansash, ose shtoni një mik të ri, ju krijoni një grup të ri statistikash për të cilat korporatat e mëdha ofrojnë shume para.

Ja vlerat e sakta të profilit tuaj:

Vetëm prania juaj ka nje vlerë rreth 81 dollarë;

Secili nga shokët tuaj në profil vlen rreth 0.62 cent;

Secili nga “like” juaj ka vlerë rreth 0.03 cent.

Mesatarisht, secili profil ka nje vlerë 1.800 dollarë, dhe një grup serioz biznesi ose faqe ka vlerë 3.1 milionë dollarë.

Duke parë dhe ndjekur rritjen e Facebook gjatë tre viteve të fundit, vlerësohet se ata kanë mbledhur 2.11 miliardë informacione që mund t’i shesin.

Në këtë mënyrë, Facebook fiton rreth 1.2 milionë dollarë në ditë nga puna falas e përdoruesve të tij, duke krijuar atë që “Wall Street Journal” e quan “fuqia punëtore më e madhe e papaguar në historinë e njerëzimit”.

Please follow and like us: