Albspirit

Media/News/Publishing

Furtunë në prokuroritë e rretheve, ja të gjitha largimet

Prokurorja e Pergjithshme, Arta Marku ka firmosur ndryshime të tjera në radhët e prokurorive në rrethe. Këto ndryshime në prokurorinë e Elbasanit, Fierit dhe Kukësit vijnë në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës.

Njoftimi i plotë

 

 

 

Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018:

  • Dritan Gina, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
  • Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, caktohet prokurori, z.Ardjan Nezha.
  • Pali Deçolli, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
  • Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohet prokurori, z.Fatmir Lushi.
  • Artur Ismailukaj, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
  • Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurori, zj.Alketa Nushi.
Please follow and like us: