Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e ambasadës amerikane në Tiranë

 

Ambasada amerikane në Tiranë konsiderohet si ambasada më e rëndësishme në vendin tonë.

Ndërtesa e saj është e vendosur në Rrugën e Elbasanit pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Ndërtesa e ambasadës amerikane në Tiranë, thuhet se është një nga ambasada e para të ndërtuar nga qeveria amerikane jashtë shtetit në vitin 1929 dhe se kjo ndërtesë të kujton shtëpitë e plantacioneve të shekullit të 18-të në SHBA, siç është mali Vernon i Xhorxh Uashingtonit

Një nga arkitektët, është Nathan Wyeth, që gjithashtu krijoi zyrën e parë ovale në Shtëpinë e Bardhë për presidentin William Howard Taft.

Gjatë Luftës së Ftohtë, prona iu mor me qira ambasadorit italian. Në vitin 1991 marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara rifilluan sërish pas një ndërprerje prej 52 vjetësh dhe ndërtesën e rimori sërish ambasada amerikane.

Please follow and like us: