Albspirit

Media/News/Publishing

“Miss Ushtria” për të rekrutuar meshkujt

Në përpjekje për të mbushur kazermat, ushtria kazake ka ndërmarrë një fushatë të pazakontë. Ministria e Mbrojtjes e Kazakistanit nisi në internet konkursin “Miss Ushtria”. Në garë janë 123 femra, që të gjitha pjesëtare të forcave të armatosura. Secila prej tyre konkurron me 3 foto, një me uniformë, një me uniformë dhe armë dhe fotoja tjetër civile.

Publiku mund të votojë të parapëlqyerën e vet, e cila në fund do të fitojë marrë një çmim material, por edhe simbolikën si “imazhi i ushtrisë” kazake. Deri më tani rreshterja Aigerim Karakuchukova kryeson rënditjen me më shumë se 1 mijë vota.

Please follow and like us: