Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenca e re e BE, e shqetësuar për ndikim turk në Shqipëri

Presidenca e re e BE ka shprehur shqetësimin e të ardhmes së Ballkanit në BE, duke paralajmëruar për një rritje të interesave të palëve të treta në rajon. Në konferencën për shtyp të mbajtur nga ambasadori bullgar Dimmer Tzantçev, ai thekson interesat turke për Shqipërinë, duke vazhduar më tej me interesat e Kinës në Maqedoni, të Rusisë në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni si dhe interesat saudite dhe Wahhabi.

“Patjetër që Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Shpresat për një të ardhme në Be për fat të keq janë kufizuar vitet e fundit dhe ekziston rrezikun që një boshllëk të lihet nga unioni. Natyrisht, ata mund të shohin ide të tjera që nuk janë evropiane, duke treguar interes në rajon”, tha diplomati bullgar. Për sa i përket kohës specifike të pranimit të Ballkanit Perëndimor Tzantçev shprehet se kjo varet nga vendet e BE-së, por edhe nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Please follow and like us: