Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Pap-pup, Papa del huq dhe rrëzohet pak para meshës

 

 

Papa Françesku ka dalë huq dhe është rrëzuar përtokë, teksa ishte duke u ngjitur drejt një altari në ambient të hapur, për të mbajtur një meshë në vendin e shenjtë polak të Jasna Goras. Në një moment dramatik, Ati i Shenjtë  i veshur me pelerinën e tij të zakonshme të bardhë e të gjatë, nuk arriti të vërente një boshllëk, e për këtë arsye u rrëzua përpara se të mbërrinte në altar. Priftërinjtë përreth tij nxituan shpejt ta ndihmonin e t’i rregullonin veshjen. Mesha vijoi siç ishte planifikuar dhe Papa mbajti një fjalim të gjatë përpara dhjetëra mijëra besimtarëve të mbledhur nën këmbët Manastirit të Jasna Goras, në qytetin jugor të Czestochowas.

 

Please follow and like us: