Albspirit

Media/News/Publishing

I fotografoi gjoksin, Google paguan 2250 USD

Maria Pia Grillo u fotografua nga satelitët e Google, ndërsa po qendronte në oborrin e shtëpisë së saj duke i dërguar dikujt një mesazh me telefon. Kamerat e Google kapën pamje ku shfaqej gjoksi i ekspozuar i kanadezes, e cila sapo ra në kontakt me këto pamje, kreu menjëherë një denoncim duke kërkuar 45 mijë dollarë për shkelje privatësie. Pretendimi i Grillo-s ishte se këto pamje i kishin shkaktuar shumë probleme pasi e kishin vënë në siklet me personat që e njihnin dhe ishte tallur nga kolegët e saj në punë. Gjykata e hodhi poshtë pretendimin e saj për problemet e mundshme mendore që mund t’i ishin shkaktuar, por pranoi kërkesën e saj për shkelje privatësie. Google u dënua me një gjobë prej 2 mijë e 250 dollarë si dhe duhet të paguajë shpenzimet e gjyqit në shumën prej 159 dollarë.

Please follow and like us: