Albspirit

Media/News/Publishing

Ekzekutohet me 15 plumba organizatori i arratisjeve të Alket Rizait

Persona të panjohur kanë ekzekutuar me 15 plumba një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi. Vasilis Stefanakos ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës, kur është qëlluar në makinën e tij në lagjen “Hajdari” të Athinës, raportojnë mediat helene.

 

Sipas dëshmive paraprake, dy persona me një motoçikletë të vjedhur me kubizëm të madh i janë afruar automjetit që drejtonte 57-vjeçari Stafanakos dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Vasilis Stefanakos ishte liruar para një viti e gjysmë nga burgu, pas 8 vitesh heqje lirie. I konsideruar edhe si një nga baronët e burgjeve, ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij pas hekurave të qelisë, ndërsa ka pasur edhe një faqe personale të internetit, të cilën e rifreskonte thuajse përditë.

Atij i atribuohet, ndër të tjera, roli udhëheqës në aktet e mafies greke, si dhe një marrëdhënie bashkëpunimi me anëtarët e grupit terrorist “Komploti i celulave të zjarrit”.

Please follow and like us: