Albspirit

Media/News/Publishing

Zamira Çavo: Skënderbeu nuk ka nevojë për Ne. Ne kemi nevojë për të

Skënderbeu nuk ka nevojë për Ne. Ne kemi nevojë për të. Madje sot më shumë se kurrë. Hidhni sytë vetëm një çast ndaj kësaj figure. Madhështinë ia kanë dhënë shekujt e nuk mund t’ia zhbëjnë as malet e jo më njerzucët! Ai është aty madhështor për të na treguar se si vetëm njëhërë në Historinë tonë, shqiptarët u bënë bashkë! Eshtë aty për të na treguar se mbi atdheun nuk mund të vihet asnjë interes tjetër! Eshtë aty për të na treguar se si bëhët politika, se si bëhët Shqipëria dhe se si mbrohet liria!
Sot mbi gjysëm milenumi larg nesh, Ai vazhdon t’i bëj nder Shqipërisë, madje ‘ti bëj nder edhe Europës! Hidhni vetem një çast sytë nga botimet që bota ka bërë për Skënderbeun dhe do gjeni me sisguri dëshirën e tyre për ta bërë të tyrin,qofte edhe me një simbol, Heroin!
Ndaj çdo keqinterpretim i figurës së tij, çdo pretendim për të gjetur “patjetër” diçka që ta zvogëlojë këtë madhështi, nuk është gjë tjetër veçse tradhëti që i bëhet shqiptarisë!

Please follow and like us: