Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e shqiptarëve që luftuan kundër japonezëve

Nga një media australiane mësohen fakte të rralla mbi luftëtarë shqiptarë pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore në anën tjetër të rruzullit tokësor. Ata luftuan dhe u dekoruan duke dhënë kontributin e tyre kundër agresoreve japonezë.

Nga një media australiane mësohen fakte të rralla mbi luftëtarë shqiptarë pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore në anën tjetër të rruzullit tokësor. Ata luftuan dhe u dekoruan duke dhënë kontributin e tyre kundër agresoreve japonezë.

Informacion i kompletuar me shoqërimin e fotove të veçanta, tregon se shqiptaret kanë luftuar në njësi të ndryshme dhe zona të ndryshme – duke filluar nga zonat operative për rreth kontinentit Australian deri në Papua Guinenë e Re. Sipas portalit australian museumviktoria, një pjesë e shqiptarëve, sapo morën vesh në Australi për shpërthimin e mundshëm të luftës në kontinentin Evropian, janë kthyer në shtëpitë e tyre për të marrë gratë dhe fëmijët që banonin atje.

Një numër burrash kanë shërbyer me devocion ne luftë dhe janë dekoruar. Një prej këtyre quhet Medalja “Pacific Star” (Ylli i Paqësorit) që i është akorduar shqiptarit Mustafa Sherifit për merita shërbimi në Oqeanin Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore nga dhjetori i vitit 1941.

Krahas Mustafa Sherifit, një foto dokument sjell edhe një aviator tjetër, Sherif Rizi mes anëtarëve të ekuipazhit të skuadriljes ajrore nr. 82 në Japoni. Ai u rekrutua më 3 tetor 1942 dhe u lirua më 11 nëntor 1947.

Ekzistojnë edhe foto të akteve te rekrutimit dhe të çmobilizimit të tyre nga Ministria Austrailian e e Mbrojtjes.

Siran Zeneli mësohet se ka shërbyer në Forcat Ushtarake Australiane në Darvin. U rekrutua më 24 shkurt 1942 dhe u lirua më 6 prill 1944. Muharrem Perona shërbeu në Trupat e Xhenios të Australisë në Darvin. U rekrutua në qershor 1942 dhe u lirua më 9 dhjetor 1945.

Hodo Hamiti shërbeu gjatë Luftës së Dytë Botërore në Forcat Ushtarake Australiane në Darvin. U rekrutua më 22 shkurt 1942 dhe u lirua më 13 tetor 1944.

Please follow and like us: