Albspirit

Media/News/Publishing

E pëson si ‘Frengu pulen’, arrestohet në aeroport i akuzuari për terrorizëm

 

Një person i akuzuar për terrorizëm, Leunis Frangu, është arrestuar mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës, ndërkohë që ka ende të hapur një proces gjyqësor për të vërtetuar akuzën e terrorizmit që rëndon mbi të.

Mediat kosovare thonë se policia e ka ndaluar të riun nga Vitia, me të kaluar kontrollin e pasaportës. Lajmin e arrestimit e ka konfirmuar për “Express” edhe Policia e Kosovës sipas të cilës:

“Bazuar ne urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata kompetente, mbrëmë në Aeroport (në ardhje), është arrestuar një person i cili pastaj sipas procedurave është dërguar ne paraburgim për 48 ore”.

Në vitin 2016, ndaj Leunis Frangut, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzën: “për pjesëmarrje dhe organizim të grupeve terroriste”. Sipas prokurorisë, Frangu më 3 nëntor 2013 nga Aeroporti i Prishtinës ka fluturuar për në Turqi e më pastaj nga atje ka shkuar në kufi me Sirinë ku i është bashkangjitur ISIS-it.

Please follow and like us: