Albspirit

Media/News/Publishing

Dashuria, thënie nga njerëz të famshëm

  • Ajo ishte e gatshme të mohonte ekzistencën e hapësirës dhe kohës, më shumë se sa ta pranonte se dashuria mund të mos jetë e përjetshme.
    – Simone de Beauvoir
  • Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.
  • – Bertrand Russell
  • Në dashuri, ne shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë.
    – François de La Rochefoucauld
  • Secila dashuri, sado qiellore që mund të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.
    – Arthur Schopenhauer
  • Dashuria është emri për përpjekjen tonë për plotëni, për dëshiron tonë për të qenë komplet.
    – Platoni
  • Gravitacioni nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri.
    – Albert Einstein
  • Oh, dashuria nuk është këtu për të na bërë të lumtur. Unë mendoj se ajo ekziston për të na treguar se sa shumë mund të durojmë.
    – Herman Hesse
  • Sa më shumë që ke sukses në dashuri, aq më shumë do të bindesh në ekzistencën e Zotit dhe në pavdekshmërinë e shpirtit.
    – Fyodor Dostoevsky
  • Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes.
    – Kahlil Gibran
  • Dashuria është një gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ashtu siç ato nuk janë.
    – Friedrich Nietzsche
  • Dashuria pushton çdo gjë, prandaj le t’i nënshtrohemi dashurisë.
    – Virgil
  • Ata që është më së vështiri për t’i dashuruar, kanë më së shumti nevojë për të.
    – Socrates
  • E dini që jeni të dashuruar kur nuk mund të flini, sepse më në fund realiteti është më i bukur se sa ëndërrat e juaja.
    – Dr. Seuss
  • Kur dashuroni, ju dëshironi të bëni diçka për të. Dëshironi të sakrifikoni për të. Dëshironi t’i shërbeni asaj.
    – Ernest Hemingway
  • Një grua e njeh fytyrën e burrit që e dashuron, ashtu siç detari e njeh detin e hapur.
    – Honore de Balzac