Albspirit

Media/News/Publishing

Elton John braktis skenën muzikore pas 50 vitesh karrierë

Pas pesë dekadash të mbushura me perfomanca në skenë Elton John do të heqë dorë nga turi i tij.

Mediat e huaja raportojnë që artisti i njohur 70 vjeçar ka vendosur të mos performojë më për shkak të shëndetit të tij jo të mirë.

Ky vendim vjen pasi John mori një infeksion të rrezikshëm bakterial gjatë turneut në Amerikën e Jugut dhe u detyrua të shtrohej në spital.

Vetë artisti pranoi që me shumë mundësi do të kishte vdekur pas këtij incidenti në qoftë se nuk do të ishte futur menjëherë në operacion.

“E dija që isha sëmurë por nuk e dija që kisha diçka kaq të rrezikshme brenda meje derisa bëra një skan i cili erdhi pas 9 performancash, 24 fluturimesh dhe një ballojë verore”, shprehet ylli 70 vjeçar.

Këngëtari që ka adoptuar dy djem, kishte shpjeguar më herët se nuk dëshiron të largohet për një kohë të gjatë nga familja e tij dhe se kishte vendosur që do të kishte më pak koncerte në të ardhmen. Ndërkohë pritet ende të konfirmohet gjithçka nga vetë artisti ose përfaqësuesit e tij.

Please follow and like us: