Albspirit

Media/News/Publishing

Shfaqen buzë më buzë Rita Ora dhe Bebe Rexha

Rita Ora dhe Bebe Rexha janë dy këngëtaret me origjinë shqiptare që po na bëjnë krenarë në botë. Sukseset e tyre janë për tu vlerësuar dhe madje ato mbeten të preferuat e shumë njerëzve. Siç edhe e dimë, dy vajzat kanë një marrëdhënie miqësore me njëra-tjetrën përpos faktit që janë këngëtare me të njejtën origjinë.

Kësaj here miqësinë e tyre vajzat e kanë treguar në një tjetër mënyrë. Ato kanë dhuruar një puthje në buzë, dhe e kanë postuar në Instagram. Ka qenë Bebe ajo që ka postuar një foto në Instagram teksa është duke puthur në buzë Ritën dhe si diçiturë ka shkruar: “Shoqe të ngushta” – duke vendosur përbri edhe flamurin shqiptar.

Foto ka marë shumë komente dhe është pëlqyer masivisht nga fansat e të dyjave.

Please follow and like us: