Albspirit

Media/News/Publishing

Vajzat e katundit ia thonë më shumë për seks se ato në qytet

 

Bazuar te fakti që banorët e qytetit kanë më shumë informacion dhe janë më të ekspozuar ndaj vendeve, në të cilat është me lehtë të kryhet marrëdhënie seksual jemi prirur të mendojmë se seksi nis më herët te vajzat e qytetit se tek ato që banojnë në fshat.

Natyrisht, duke qenë se në qytet ka më shumë hapësira për hotele, club-e, mirëqenia është më e lartë, edhe mundësia për të nisur më herët aktivitetin seksual është më e madhe.

Por një studim i fundit nga NSFG, instituti i studimit të çështjeve familjare në SHBA ka publikuar një raport në të cilin thuhet se 51% e vajzave që jetojnë në zonat rurale kryejnë marrëdhënie seksuale në moshën 16 vjeçare, krahasuar me 41% të zonave urbane.

Ndërkohë që plot 80% e vajzave në zonat rurale e humbasin virgjërinë në moshën 18 vjeçare, kurse e njëjta grupmoshë në qytete, numri i vajzave të cilat humbin virgjërinë është 69%.

Mosha mesatare e vajzave që kryejnë marrëdhënie për herë të parë seksuale në fshatra është 16.6% ndërsa në qytete është 17.4%.

Please follow and like us: