Albspirit

Media/News/Publishing

Gërmimet në Dragot, Cutillo: Nuk janë vetëm ushtarë grekë…

Ambasadori italian në Tiranë, Aberto Cutillo, ka thënë se ministria e Jashtme italiane, por edhe Ambasada në Tiranë, po e ndjek me vëmenjde zhvillimin e ngjarjeve në Jug të Shqipërisë ku po bëhen gërmime me qëllim identifikimin e varreve të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.

“Jemi në konktate me Athinën zyrtare”, tha Cutillo në një prononcim për Politiko.al duke mos dashur të komentojë mbi mbiemrin Greco të gjetur në atë që u quajt ‘varri i parë i një ushtari grek’ të zbuluar në Dragot të Tepelenës

I pyetur nga Politiko mbi faktin se ajo ka qenë një fushëbetejë e dy ushtrive, Cutillo ka pranuar se, në një rast të tillë, është logjike që varret dhe eshtrat të jenë të të dy palëve, dhe jo vetëm greke.

Politiko.al ka kontaktuar edhe me familjet e një prej ushtarëve italianë që rezultojnë të humbur në databazën e autoriteteve italiane.

Please follow and like us: