Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: Drejtësia duhet të arrestojë kryeministrin!

Ish ministrit i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në facebook ka komentuar ekstradimin drejt Italisë te Nezar Seitit, i cilësuar si financieri i Habilajve.

Për këtë Manjani është shprehur se nuk është e ligjshme, sipas tij qeveria i heq drejtësisë të arrestuarin pa dijeninë e saj, atëherë drejtësia duhet të arrestojë qeverinë! Kryeministrin te pari, shkruan Manjani.

“Ende nuk e besoj lajmin për ekstradimin e një të arrestuari nga drejtësia! Kuptoj motivet por jo ligjshmërinë e këtij veprimi! Nëse është vërtetë, që qeveria i heq drejtësisë të arrestuarin pa dijeninë e saj, atëherë drejtësia duhet të arrestojë qeverinë! Kryeministrin te parin!”, shkruan Manjani

Për Nezar Seitin ekzistonte masa e arrestit me “burg pa afat” nga gjykata.

Please follow and like us: