Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëzohet në Kuvend lista e kandidatëve për KLP dhe KLGJ

Pas përzgjedhjes mes polemikash të kandidatëve për KLP dhe KLGJ në nënkomisionin Ad hoc, mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur dakordësinë për këtë listë as në Kuvend. Seanca plenare e ditës së sotme është mbyllur me mos miratimin e listës së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Për listën e KLGJ votuan pro 69 deputetë, 26 kundër dhe 1 abstenoi. Ndërsa për listën e KLP u regjistruan 72 vota pro dhe 26 kundër. Për miratimin e këtyre dy listave, nga të cilat do të formësoheshin dy institucionet më të rëndësishme në kuadër të reformës në drejtësi, nevojiteshin të paktën 93 vota pro, ose 2/3 e sallës. Një votim i tillë bën që automatikisht procedura të kthehet për rishqyrtim në nënkomisionin përkatës. Sipas ligjit, brenda dy ditëve nënkomisioni ad hoc duhet të miratojë një listë të dytë për t’ia kaluar Parlamentit në seancë plenare. Ndërkohë, gjatë seancës së kësaj të enjte, është miratuar futja me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për negocimin e kontratës për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Emrat:

Anëtarët nga trupa e Avokatëve në listën për KLGJ

1-Arben Vani

2-Sokol Lamaj

Anëtarët nga trupa e Pedagogëve në listën për KLGJ

1-Erjon Muharemaj

2-Ilir Panda

Anëtari nga Shoqëria Civile në listën për KLGJ

1-Altin Hazizaj

Anëtarët nga trupa e Avokatëv në listën për KLP

1-Kozma Jano

2-Floreta Gjini

Anëtarët nga trupa e Pedagogëve në listën për KLP

1-Enejda Sema

2-Mirela Bogdani

Anëtari nga Shoqëria Civile në listën për KLP

1-Alfred Balla

Please follow and like us: