Albspirit

Media/News/Publishing

Bella Thorne abuzohej seksualisht deri në moshën 14 vjeçare

Bella Thorne ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram se ajo është abuzuar seksualisht dhe fizikisht kur ishte fëmijë.

Aktorja, e cila luajti në ‘ Shake It Up’ të Disney dhe tani është 20 vjeçe, tha se abuzimi ka ndodhur nga dita që mbante mend deri kur bëri 14 vjeçe”.

” Unë jam abuzuar seksualisht dhe fizikisht nga dita që unë mund të kujtoj derisa u bëra 14 vjeç… kur më në fund kisha guximin të mbyllja dyert e mia gjatë natës dhe të rrija aty. Gjithë natën e mallkuar. Duke pritur që dikush tjetër  të përfitojë nga jeta ime përsëri. Pafund kam pritur që ajo gjë të ndalonte dhe më në fund ndaloi. Por disa prej nesh nuk janë aq me fat sa për të dalë gjallë. Ju lutem sot të ngriheni për çdo shpirt të keqtrajtuar ” .  #Koha mbaroi

Ajo tha se po ndante përvojën e saj në mbështetje të lëvizjes  ‘Time’s Up’.

Disa aktore u veshën me të zeza në Golden Globe , natën e së dielës, si pjesë e fushatës, e cila synon të tërheqë vëmendjen dhe t’i japë fund abuzimit seksual.

Fushatat ‘Me Too’ dhe ‘Time’s Up’, të cilat janë përqendruar në sjelljen e ndryshimeve për gratë në të gjitha industritë, jo vetëm argëtuese, ishin fokusi kryesor i Golden Globes .

Please follow and like us: