Albspirit

Media/News/Publishing

Hakmerret ish i dashuri, i poston fotot nudo në internet

Shaunna Lane nga Essex u kërcënua nga ish i dashuri se do i postonte online të gjitha fotot e saj nudo nëse ajo do ta braktiste, por kur ajo nuk i mori parasysh kërcënimet e tij pas disa ditësh sheh fotot e saj në faqen e internetit ‘myex.com’. Tashmë vajza nuk vuan vetëm poshtërimin se të gjithë shohin trupin e saj nudo por edhe qindra mesazhe kërcënuese në Facebook-un e saj për përdhunim madje thotë se ka frikë edhe të dalë nga shtëpia. Si për të mos mjaftuar kjo ajo po vuan një poshtërim akoma më shumë kur mamaja e saj u vu në djeni me anë të sms-ve nga kjo faqe interneti. ‘Çfarë mund t’i thoja mamasë simë për fotot në internet ku mund t’i shohnin jo vetëm miqtë dhe kolegët por edhe të afërimit tonë? Ajo u mundua të kontaktonte me websitin madje ishte gati dhe të paguante një shumë që të hiqeshin fotot por ishte shumë vonë, në vetëm dy ditë fotot e mia nudo po bënin xhiron në rrjetet sociale’ shprehet kështu Shaunna. Qeveria britanike por merr masa për të ndëshkuar me ligj personat që hakmerren ndaj partnereve duke iu postuar në internet fotot nudo, madje mediat e huaj shkruajnë se ky lloj veprimi do të quhet krim për të cilin do të dënohen me burgim.

Please follow and like us: