Albspirit

Media/News/Publishing

Mbyllet janari, Donald Lu: Ku janë rezultatet? Duam rezultate para pranverës, tik-tak

Janari u mbyll dhe duket se ambasadori amerikan në Tiranë po e ndjen peshën e zotimit se në fillim të vitit do ketë arrestime të ‘peshqve të mëdhenj’.

Donald Lu ka bërë një postim online, duke kërkuar rezultate konkrete para pranverës.

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh.

Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak,” shkruan Donald Lu.

Please follow and like us: