Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet ‘peshku i mesëm’, zv-kryetari i Bashkisë së Dibrës

Arrestohet nga policia Ernolt Cani, zëvendëskryetari i  Bashkisë së Dibrës. Arrestimi i tij ka ardhur pas sherrit që ndodhi ditën e sotme në Bashkinë e Dibrës. Cani është arrestuar nën akuzën për ‘Goditje për shkak të detyrës’, ndërkohë u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.B. Burime zyrtare nga policia e Dibrës bënë me dije se Cani dhe shtetasi me inicialet L.B., kanë goditur me sende të forta disa persona. Të njëjtat burime theksuan se personat e mësipërm goditën drejtorin e Burimeve Njerëzore në bashki, inspektorin e INUV, një specialist Auditi si dhe një polic bashkiak.

Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 09:10, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër përmes një telefonate u njoftua se në ambientet e Bashkisë po ndodhte një konflikt mes disa personave. Menjëherë shkuan shërbimet e Policisë pranë Bashkisë Dibër dhe nga verifikimet paraprake dyshohet se disa punonjës të Bashkisë Dibër, të ndihmuar nga persona të jashtëm hynë nga dera e pasme e godinës dhe kanë goditur shefin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, shtetasin D.M. si dhe shtetasit: H.D., E.D, L.D. Të lënduarit po marrin trajtimin mjekësor në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Dibrës ka identifikuar autorët e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre. Për shkak të hetimit nuk mundet te bëhen me dije të dhëna të tjera. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Please follow and like us: