Albspirit

Media/News/Publishing

Kuvendi, votim të fshehtë sot për 5 anëtarët e KLP

Kuvendi i Shqipërisë ka në rendin e ditës sot, pika 7, votimin në mënyrë të fshehtë të listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë’ . Votimi kërkon shumicë të cilësuar, 2/3 e të gjithë anëtarëve dhe është votim i fshehtë Lista e kandidatëve që ka rezultuar nga hedhja e shortit në Nënkomisionin “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë” është si më poshtë:

  1. Gëzim Allaraj (nga avokatia)
  2. Floreta Gjini (nga avokatia)
  3. Eneida Sema (nga trupa e pedagogëve)
  4. Gent Ibrahimi (nga trupa e pedagogëve)
  5. Andi Muratej (nga shoqëria civile)

Ky vendim, nëse miratohet, do të hyjë në fuqi pasi të botohet në Fletoren Zyrtare.

Please follow and like us: