Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Denoncimi i Spahos për ekstradimin e Seitajt që trembi mazhorancën në Kuvend

Përmendja e emrit të Nezar Seitaj është një “mollë e ndaluar” për mazhorancën dhe deputetët e saj.

Denoncimi i ekstradimit të tij sot në Kuvend nga deputetët e opozitës, kthyen Garmoz Rucin, në pjesën që ai di të bëjë më mirë në ndërprerjen e seancës së Kuvendit.

Ka qenë kreu i grupit Parlamentar ët PD-së Edmond Spaho i cili nga foltorja ka filluar të denoncojë ekstradimin e jashtëligjshëm drejt Italisë së “financierit” të Habilajve, por denoncimi i tij është ndërprerë nga kreu i Kuvendit. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk e ka lejuar kreun e Grupit të PD të flasë për ekstradimin e Nezar Seitit, situatë Kjo ka bërë që të ngrihen në këmbë deputetët e opozitës dhe të bllokojnë foltoren. Kryetari i PD, Lulzim Bashën, të shpërthejë me fjalët akuzuese: Hajdut, kriminel!

Dalja në foltore e deputetëve të opozitës, bëri që Gramoz Ruci, të ndërpresë për disa minuta seancën e Kuvendit.

 

Please follow and like us: