Albspirit

Media/News/Publishing

Palloshi vrau gruan se nuk ishte e virgjër…

Elidona Demiraj 25 vjeҫ, kishte vetëm 3 muaj që ishte martuar, por bashkëshorti i saj 23-vjeҫari Arben Rexha e vrau atë sepse, sipas tij nuk ishte e virgjër. Sot, drejtësia angleze ka dënuar me 10 vite burg shqiptarin për krimin makabër. Rexha ka dalë sot para gjykatës ku përveç dëshmive u lexua edhe një letër e prindërve të vajzës. Në letër familja Demiraj shkruante se:
“E dërguam atë si një nuse dhe ajo u kthye te ne e vdekur. Ne jemi të tronditur nga vdekja e vajzës sonë në duart e tij. Mos kini asnjë dyshim se dhimbja jonë është e njëjtë me ditën kur morëm lajmin për vdekjen e saj. Ai e izoloi atë për tre muaj dhe nuk e lejoi të takonte njerëz. Ajo ishte një vajzë model, me sjellje shembullore. Ajo u respektua nga të gjithë, në shkollë, si një studente, në punë dhe kudo”.

Please follow and like us: