Albspirit

Media/News/Publishing

PD kërkon shkarkimin e kryeprokurores

Partia Demokratike ka hedhur një sërë propozimesh sot për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në Komisionin e Ligjeve duke filluar nga shkarkimi i Prokurores së përkohshme Arta Marku.

Enkelejd Alibeaj kërkoi që të ndryshohet Kushtetuta, falë propozimit të 55 deputetëve dhe kryeprokurori i përkohshëm të zgjidhet jopolitik, nga Gjykata Kushtetuese dhe duke kaluar procesin e verifikimit ose ndryshe, Vetingut.

Alibeaj e quajti kupolën e Prokurorisë si një zgjatim i Kryeministrit. “Kërkojmë një mekanizëm zhbllokues për situatën”, tha ai.

“U larguan drejtuesit kryesorë të prokurorisë. U zhbë struktura që duhet të kishte vëmendje të përqëndruar mbi ekstradimin e Nezar Seitit. Por u bë për të humbur gjurmët”, theksoi Alibeaj.

Please follow and like us: