Albspirit

Media/News/Publishing

Klimt, piktori që përdori të dashurat si modele (pikturat)

Shumë femra ia trazuan jetën Gustav Klimt, por vetëm njëra prej tyre arriti ta robëronte. Ajo ishte Emilie Floege. Pasioni për të bukurën do ta kthente miqësinë mes tyre në një dashuri nga e cila artistit I dukej sikur nuk do të shpëtonte kurrë.

Emilie Floege ishte e përfshirë në lëvizje në rolin e stilistes dhe më pas u bë një nga stilistet dhe rrobaqepëset më të mëdha dhe më të famshme të Vjenës së asaj periudhe. Puna e saj thuhet se ka ndikuar edhe në tekstilet me të cilat janë krijuar shumë punë të Klimt, ndër të cilat edhe e famshmja e tij, “The Kiss”. Kjo grua ishte vetëm një nga të dashurat më jetëgjata të artistit.

Edhe pse ai njihej si një njeri me reputacion prej të ndrojturi, ai dashuroi shumë gra në jetën e tij dhe pas vitit 1990 i përdorte në mënyrë të vazhdueshme si modele të tija. Dhe bëhet fjalë për piktura kryesisht nudo dhe erotike në të cilat ai nënvizonte me të madhe sensualitetin e tyre dhe seksin.

Dhe ndërkohë, karakteristikë e përbashkët është se ato e shihnin “publikun” me një vështrim shumë provokues. Kanë qenë për kohën imazhe shumë kontroversiale, por kishin një joshje dhe një sensibilitet të ri dhe të ndryshëm nga pikturat e mëparshme dhe ishin një celebrim i seksualitetit, i atij sensualiteti që sapo kishte nisur që të shfaqej në atë periudhë në Austri.

Dhe ishte pikërisht kjo përshfaqje sensualiteti që u shndërrua edhe në “fushëbetejën” e një tjetër njeriu të famshëm austriak, Sigmund Freud. Në vitin 1905 ai publikoi tre ese në lidhje me teorinë e seksualitetit, një libër që përbënte një sfidë të madhe dhe të thellë në këtë fushë.

Sikurse edhe Freud, edhe Klimt donte që të vendoste seksualitetin në sferën publike. Por në vitin 1903 ai u detyrua që të hiqte një nga pikturat e tij “Shpresa” nga retrospektiva e lëvizjes “Cecesion” ishte një pikturë në qendër të së cilës ishte një grua e zhveshur shtatzënë, e cila kishte një vështrim gati të paturpshëm dhe që në fakt përbënte diçka shumë më përtej zakonit të vendit. Gjithsesi, askush si Klimt nuk arriti që të depërtonte dhe të shfaqte ndjenja, dëshira, dëshpërime e epshe në veprat e tij.

Pikturat e Klimt janë ndër më të shtrenjtat në botë. Nëpër ankande, vlera e tyre shkon me miliona. E ndërkohë, shpesh në qendër të tyre janë objekte krejtësisht të thjeshta duke filluar që nga vazo, mbajtëset e pecetave apo gjëra të tjera të tilla. Një nga punët e tij “Portreti i Adele Bloch-Bauer” ka në qendër të saj një grua shumë të bukur e sjellë në telajo përmes stilit tipik të Klimt. Dhe ky është një stil i pangatërrueshëm, unik, që çuditërisht ka fituar një popullaritet të gjerë aq sa për të qenë “trendy” në çdo kohë dhe në çdo vend.

Sipas disa specialistëve të artit, popullariteti i tij është falë të qenët një piktor shumë pararojë, një piktor që guxoi në një epokë shumë konservatore të eksperimentonte me ngjyrat dhe me format dhe nga ana tjetër përmes kësaj mjeshtërie eksperimentale të vendoste në qendër të veprave të tij subjekte që janë shumë të zakonshme, të jetës së përditshme, po të dhëna në një formë të re dhe të pranueshme nga syri dhe ndjesia artistike e njeriut. “Klimt ka një joshje të jashtëzakonshme dhe njerëzit reagojnë ndaj saj në mënyrë instiktive dhe menjëherë.

Ai e çon pikturën e tij në prag të abstragimit, por e bën këtë duke ruajtur edhe balancat mes reales dhe joreales. Mes abstraktes që ka në mendje dhe konkretes që ka ai dhe të gjithë të tjerët para syve në jetën e përditshme.

Por në punët e tij ka edhe një ndjesi lirie, pakufijshmërie që karakterizon çdo krijim. Klimt ishte anëtar i lëvizjes që quhej “Cesesuin”, një grup artistësh vjenezë që kërkonte që të sfidonte rixhiditetin e pikturave austriake në përgjithësi, në atë kohë.

Qëllimi i tyre kryesor ishte që të bënin bashkë shumë lloje të ndryshme, zhanre të ndryshme arti në një lëvizje të madhe të përbashkët atë që u quajt “Gesamtkunstëerk”. Ishte një lëvizje që më pas pati një ndikim jo të vogël edhe në artin e Britanisë së Madhe të asaj periudhe me veprat karakteristike të Charles Rennie Macintosh, stili dekorativ i të cilit arriti që të kishte një audiencë maksimale./shqip/

Please follow and like us: