Albspirit

Media/News/Publishing

Pas “Viber”-it edhe “Whatsapp” njeh prefiksin e Kosovës

Një lajm i mirë për të gjithë bashkëkombësit tanë nga Kosova. Pas “Viber”-it edhe “Whatsapp”-i do të njohë tanimë prefiksin +383 të Kosovës. Mësohet se kodi zyrtar +383, tashmë ka filluar të hyjë në funksion në disa nga aplikacionet telefonike. Ishte “Viber” që njohu prefiksin e Kosovës, dhe që tani e tutje numrat e telefonit nga Kosova mund të regjistrohen me kodin +383 edhe në “Whatsapp”. Tanimë të gjithë ata që ma parë kanë shfrytëzuar kodet e shteteve tjera si atë të Serbisë, Sllovenisë dhe Monakos nga operatorët mobilë dhe telefonat fiks, tashmë nuk kanë nevojë ta bëjnë një gjë të tillë. Prishtina arriti të marrë kodin telefonik +383 në dhjetor të 2016, pas arritjes së një marrëveshjeje për telekomunikacionin me Beogradin.

Please follow and like us: