Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Prishtinë, Rita Ora mban konferencë, gazetari i propozon për martesë

Rita Ora ka mbërritur në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë! Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur tashmë në të gjithë botën ka mbajtur një konferencë për shtyp në Prishtinë. Ajo ka uruar gjithë kosovarët për 10 vjetorin e Pavarësisë. Rita është shprehur se është e lumtur që do të këndojë në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë. “Kam ardhur në Kosovë dhe sonte do ju jap shfaqjen më të mirë që kam bërë në ndonjë vend të botës,-ka thënë Ora. Por ajo që ka suprizuar ishte një pyetje e gazetarit të Dukagjinit: “Unë kam veç një pyetje. A do martohesh me mua?”, i tha gazetari. “Uauuuuuu… Mund të them se, fillimisht mund të dalim bashkë”, iu përgjigj duke qeshur këngëtarja me famë botërore. “Ju keni një shans për të prezantuar veten e për t’u mbajtur mend përgjithmonë. Mesazhi im më i rëndësishëm është të qendrojmë të bashkuar”, tha Rita para gazetarëve ndërsa përmendi edhe Dua Lipën e Bebe Rexhën si dy këngëtare që gjithashtu po e përfaqësojnë Shqipërinë më së miri.

Please follow and like us: