Albspirit

Media/News/Publishing

Ndalohet Anushja e çatit online te “Don Bosko”

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 shtetas dhe ka nisur procedim penal për 7 të tjerë për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu shpallen në kërkim 2 shtetase për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për këtë vepër penale”.

Të arrestuarit e Operacionit “Chat Line 4”, janë:
Anushe Ll., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line Adult Work”, Dyshohet se prej një kohe të gjatë, ajo punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Work”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko”. Në këtë aktivitet shtetasja Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet shtetases D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me shtetasen S. B.

Met Tali, 25 vjeç, banues në Tiranë. Apartamenti ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, ishte marrë me qera nga shtetasi Met Tali. Aty u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17,4 gr. lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

• A. H., 25 vjeçe.
• A. L., 31 vjeçe.
• A. Xh., 22 vjeçe.
• S. M., 30 vjeçe.
• A. Sh., 21 vjeçe.
• A. T., 23 vjeçe.
• E. R., 23 vjeçe.

Janë shpallur në kërkim për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga neni 115 i Kodit Penal, shtetaset: S. B, 33 vjeçe dhe  D. G., 29 vjeçe. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan7 kompiutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Please follow and like us: