Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestime masive në Teheran, thirrje për veprim urgjent për lirimin e të burgosurve

Nga e hëna në mbrëmje, më 19 shkurt, deri në mëngjes herët të 20 shkurtit, forcat represive, në disa sulme brutale, rrahën dhe plagosën një numër të madh dervishësh, të cilët kishin organizuar një tubim proteste në Bulevardin Golestan 7 dhe rrugët përreth në Teheran. Një numër i madh njerëzish u arrestuan dhe u transferuan në vende të panjohura.

Zëdhënësi i policisë represive njoftoi se 300 protestues ishin arrestuar. Numri i vërtetë i të arrestuarve është edhe më i madh.

Duke dënuar sulmin ndaj protestuesve dhe arrestimeve masive dhe arbitrare, Rezistenca iraniane i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe vendeve anëtare, Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare, Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut si dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të ndërmarrë veprime urgjente për lirimin e të burgosurve të natës së fundit dhe të gjithë të burgosurve të kryengritjes.

Të paktën 8,000 njerëz u arrestuan për dy javë në janar, shumica e të cilëve ishin të rinj nën moshën 25 vjeç. Të paktën 12 prej tyre u martirizuan nën tortura.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Please follow and like us: