Albspirit

Media/News/Publishing

Mevi Rafuna: Porta

Porta

Ky mister i madh

që na rrethon

na shpien drejtë refuzimit,

më shumë sesa drejtë

njohjes.

Shpesh jeta duket si një burg.

Shohim diellin,

por jemi larg

nga ai prekim veten,

por s’njohim shpirtin.

Disa jetojnë,

por shumë vonë zgjohen.

Disa zgjohen

një minutë para amshimit.

Disa nuk arrijnë të zgjohen kurrë.

Please follow and like us: